Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk u takon përfaqësuesve të Bashkimit Evropian e as Miroslav Lajçakut që të përcaktojnë rezultatin e dialogut Prishtinë-Beograd paraprakisht.

Daçiq ka thënë se dialogu është i një rëndësie vitale dhe shumë i rëndësishëm për Serbinë në periudhën e ardhshme, derisa ka shtuar se emërimi i Miroslav Lajçakut, si përfaqësues Special i BE-së, për dialogun ka anët pozitive dhe negative.

Sipas tij, pozitive është se Lajçak e njeh situatën mirë dhe vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Por, Daçiq thotë se nuk është në favor të Serbisë fakti që Miroslav Lajçak është kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve dhe thotë se për këtë gjë do ta thërrasë në telefon Lajçakun për t’i treguar që nuk i takon atij të përcaktojë rezultatin e dialogut.

“Ai tani po bën deklarata që zgjidhja duhet të jetë në përputhje me vlerat evropiane dhe që nuk do të ketë shkëmbim të territoreve. Do ta telefonoj atë dhe do t’i them miqësisht që nuk është në kompetencë të tij. Nuk u takon atyre që të përcaktojë se cili do të jetë rezultati i dialogut”, ka thënë Daçiq.

Lexo po ashtu:  Rrëfimi rrënqethës i infermieres italiane: “ Çuam në reanimacion një 42 vjeçar, m`u lut që…”

Daçiq ka pyetur se cili është kuptimi i deklaratave se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

“Çfarë do të diskutohet atëherë, çfarë zgjidhje do të propozojë ai”, ka thënë Daçiq, shkruan RTV, transmeton Gazeta Express.

Ai tutje ka thënë se nuk është reale që të pritet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *