Sipas Google ky opsion është aktiv për faqet AMP që prej 2018-ës dhe është testuar në faqet HTML që prej vitit të kaluar.

Google sapo e bërë më të lehtë gjetjen e informacionit që kërkoni në Google. Raportuar nga The Verge, nëse klikoni mbi një kuti kërkuese të theksuar në krye të rezultateve të kërkimit, automatikisht do të dërgoheni tek seksioni i tekstit në uebsajt që shfaqet në rezultatin e kërkimit.

Ky seksion do të theksohet me ngjyrë të verdhë dhe shfletuesi automatikisht shfleton tek hapësira ku gjendet.

Sipas Google ky opsion është aktiv për faqet AMP që prej 2018-ës dhe është testuar në faqet HTML që prej vitit të kaluar. Tashmë është live për shumicën e kutive kërkuese dhe shfletuesit edhe pse Google thotë se funksionaliteti varet sipas shfletuesve individualë.

Nëse shfletuesi nuk ka teknologjinë e kërkuar prej tyre, përdoruesit thjeshtë do të dërgohen tek burimi kryesor në krye të faqes siç ka ndodhur në të kaluarën.

Lexo po ashtu:  Pandemia dhe rendi i ri botëror, nga Francis Fukuyama

Është një opsion shumë i dobishëm në gjetjen e shpejtë të informacionit që kërkoni. Megjithatë do të ketë impakt në SEO dhe reklamim sepse përdoruesit do të kapërcejnë reklamat dhe butonët e aksionit duke shkuar drejtpërdrejtë në përmbajtjen e kërkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *