Edukatorja e një çerdhe ia kishte vendosur jastëkun në fytyrë një vajze njëvjeçare, duke bërë që ajo të vdesë nga ngufatja dhe të vjellat.

Irina Sukhanova, 51-vjeçe, është arrestuar nga policia në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës, nën dyshimin për vrasje, kanë bërë të ditur zyrtarë të policisë ukrainase.

Edukatorja me sa duket dëshironte që vajza të mos qajë më që është identifikuar si Alesya, dhe që vazhdimisht qante në ditën e saj të parë në një çerdhe private. E tëra ndodhi kur atë e rrahu një fëmijë tjetër.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur edukatorja i vendosë jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vente në gjumë.

Kjo vogëlushe është ngufatur nga të vjellat e saj, sepse fytyrën e kishte të mbuluar me jastëk. E në vend se t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”.

Lexo po ashtu:  Kokaina në Kosovë/ 7 të arrestuar, sekuestrohen mijëra para, armë e municione

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *