Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kisha historike e Shën Gjonit, e njohur edhe si Kisha Presidenciale pasi ndodhet jo larg Shtëpisë së Bardhë, është rrezikuar nga zjarri dhe u dëmtua gjatë protestave në Uashington.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Zyrtarët e kishës thonë se ata do të luten për shëndetin e kombit, pasi kisha u dëmtua në përleshje të ashpra midis protestuesve dhe policisë, raporton NBC Washington.

Siç kanë thënë zyrtarët, në një moment një zjarr i madh shpërtheu para kishës, dhe u thye xhami mbrojtës mbi kishën, i cili ishte gjithashtu i shkruar me grafitë.

Kisha ka rëndësi historike, pasi në shërbimet e saj morën pjesë pothuajse të gjithë presidentët duke filluar nga James Madison.

Më shumë se 4,400 demonstrues u arrestuan gjatë protestave që shpërthyen në Shtetet e Bashkuara me rastin e vrasjes së George Floyd, dhe të cilat kanë vazhduar për gjashtë ditë.

Lexo po ashtu:  Pesticidet helmojnë gati gjysmën e fermerëve të botës çdo vit

Protestat paqësore shpejt u shndërruan në vandalizëm dhe plaçkitje në të gjithë vendin, dhe policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome gjatë përleshjeve me protestuesit.

Tre protestues u vranë në përleshjet me policinë, një në Kentucky dhe dy në Iowa.

Në New Jersey, protestuesit u panë duke vënë zjarre makinave të policisë, duke thyer dritare dhe duke marrë mallra nga dyqanet e shkatërruara. /kp/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *