Në Ditën Botërore të Poezisë, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”.

Manifestimi do të mbahet më 21 mars 2019, në orën 11:00, në amfiteatrin nr. 2 të Gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë.

“Jeni të mirëpritur në këtë veprimtari letrare, ku bashkërisht do ta shënojmë  Ditën Botërore të Poezisë, ku do t’i shprehim nderimin tonë asaj për mundësinë që na ofron  për të plotësuar tërë atë që është e këndshme në urtësi dhe që është e kapshme  në dëshira.”, thuhet në njoftim. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Është mirë të shohim pak nga Gjermania: Gjermania nuk e jep me koncesion pasurinë publike të Gjermanisë sikurse Edi Rama që punon vetëm me ca emra biznesmenësh a thua se Shqipëria është një atdhe për t’u shitur dhe Rama trashëgimtari i vetëm dhe i fundit i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *