Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të marrë sot nga Qeveria e Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ajo përmes një shkrimi të bërë publik në “Facebook”, ka thënë se qeveria e vendit nuk beson se ka të drejta sovrane e të barabarta me Serbinë, përcjell “Zeri.info”.
“Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.