Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30

Kurti: Heqja e reciprocitetit e paligjshme dhe në shërbim të Serbisë

Kurti: Heqja e reciprocitetit e paligjshme dhe në shërbim të Serbisë

AKTUALEJune 06, 2020 – 12:38

Ish- kryeministri, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit për heqjen e masave ndaj Serbisë, duke thënë se edhe të shtunën mbajnë mbledhje vetëm për të hequr reciprocitetin, transmeton Zeri.info

Tutje Kurti thotë se Kosova ka probleme më të mëdha por sipas tij ato nuk mund të kenë prioritet në krahasim me këkesat e Sërbisë.

“Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.

Po ashtu ish-kryeministri ka theksuar se dje në Kosovë kanë hyre 20 kamion nga Serbia dhe në dokumente u ka shkruar “Republika e Kosovës”, mirëpo siç thotë ai pas vendimit të sotëm nuk do të kenë nevojë më.

Lexo po ashtu:  Çuditet Edi Rama! Bashkimi i dy tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë: "Kemi pritur gjashtë vite, mbeti peng nga vetoja e Serbisë"

“Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë”, ka thënë ai.

Ndër tjera Kurti i drejtohet Hotit për heqjen e pengesave ndaj Serbisë thotë se një shërbim të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë.

“Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut”, ka përfunduar ai, duke thënë se “Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

Lexo po ashtu:  Do të shkojë në veri të vendit, por jo me FSK-në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *