Ambasada ka njoftuar edhe për rregullat esenciale të shteteve nga mund të kalojnë gjatë udhëtimit nga Austria në Kosovë.

Ambasada e Kosovës në Austri përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se udhëtimi nga Austria për në Kosovë mund të realizohet vetëm përmes rrugëve tokësore. Udhëtimet në rrugë ajrore nga Austria drejt Kosovës pritet të rifillojnë pas datës 15 qershor, pas vendimeve të qeverive të dy vendeve.

Ambasada ka njoftuar edhe për rregullat esenciale të shteteve nga mund të kalojnë gjatë udhëtimit nga Austria në Kosovë.

Postimi i plotë:

Aktualisht udhëtimi nga Austria për në Kosovë mund të realizohet vetëm përmes rrugëve tokësore. Udhëtimet në rrugë ajrore nga Austria drejt Kosovës pritet të rifillojnë pas datës 15 Qershor 2020 vetëm pas vendimeve të qeverive të të dy vendeve.Bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufjeve kryesorë tokësorë, të gjithë shtetasit e Kosovës apo të huaj mund të hyjnë në territorin e Kosovës duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit nga ekipet mjekësore dhe kushteve të vetëizolimit.

Lexo po ashtu:  SHBA e vendosur: Nuk do ndalim furnizimin me armë për Ukrainën

Duhet patur parasysh se kalimi tranzit nëpër vende të BE apo rajonit tonë duhet të bëhet duke iu nënshtruar rregullave të secilit vend. Në vijim, po ju dërgojmë disa nga rregullat esenciale të shteteve nga mund të tranzitoni gjatë udhëtimit nga Austria në Kosovë.Theksojmë se këto rregulla pësojnë ndryshime të vazhdueshme në varësi të masave të menaxhimit të COVID-19 në secilin shtet.AUSTRIAKalimi transit nëpër Austri lejohet nëse plotësohen kushtet në vijim:– dokumentacioni personal valid (pasaportë, vizë hyrëse/lejeqëndrim, librezë automobili, patentë shofer internacional)– në hyrje të kufirit Austriak, rezervuari i automjetit duhet të jetë plot me derivate– nuk është e lejuar ndalja apo parkim gjatë kalimit nëpër territorin austriak,

SLLOVENIA: Kalimi tranzit nëpër Slloveni është i lejuar për shtetasit me dokumentacion të rregullt udhëtimi dhe vizë apo lejeqëndrim të lëshuar nga ndonjë prej vendeve të zonës Schengen. Koha e tranzitit është 24 orë.

HUNGARIA: Kalimi transit nëpër Hungari për shtetasit e Republikës se Kosovës tani më është i mundshëm pa leje paraprake të​ autoriteteve, sipas orareve si më poshtë:– Hyrja ne territorin e Hungarisë lejohet nga ora 00:00 deri në ora 12:00, ndërsa dalja nga ora 10:00 deri 22:00.– Të gjithë personat që hyjnë në Hungari duhet të mos tregojnë simptoma të infeksionit me virusin Covid-19– Lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës transit/autostradës përkatëse, me mundë​si ndalimi vetëm në pikat e karburantit.

Lexo po ashtu:  Ahmeti: Pandemia dhe kriza nuk luftohen me manuale 200 faqëshe

KROACIA❗️:Kalimi transit nga Kroacia është i mundshëm për shtetasit e pajisur me document të vlefshëm udhëtimi dhe vizë apo lejeqëndrimi të vlefshme. VËREJTJEShtetasit që planifikojnë të kalojnë nga Kroacia me destinim të rradhës Malin e Zi, duhet të paraqesin patjetër lejen e dhënë nga autoritetet Malazeze për hyrje dhe transit nëpër territorin e këtij shteti. Leja duhet të sigurohet para udhëtimit dhe të dërgohet në Ambasadën e Kosovës në Zagreb me qëllim të njoftimit të pikëkalimeve respektive kufitare.

SERBIA: Kalimi transit nëpër Serbi është i mundshëm duke paraqitur dokumentacionin e pranueshëm për udhëtim. Pasaportën për shtetasit e huaj; letërnjoftimin e vlefshëm për shtetasit e Kosovës të moshës mbi 16-vjeçare; certifikatat e lindjes të RKS (me foto) jo më të vjetra se 6 muaj për shtetasit e Kosovës nën moshën 16 vjeçare.Për informacione më të detajuara rreth kalimit në shtetet kufitare me Austrin dhe më gjerë, ju lutem të kontaktoni numrin emergjent: +43 664 2233409.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *