Në rrugët e Mitrovicës së Veriut nuk ka asgjë që të kujton zgjedhjet e Serbisë apo fushatën për zgjedhje. Kosova nuk është në qendër të fushatës në Serbi, por kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve.

Qysh  nga fundi i luftës në Kosovë, votimet për zgjedhjet e Serbisë mbahen atje me ndihmën e OSBE-së. OSBE-ja ka organizuar në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, e prej vitit 2012 edhe ato lokale. Edhe tani thonë se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Jemi në kontakt me autoritetet dhe do të veprojmë sipas marrëveshjes“, thotë për Deutsche Welle zëdhënësi i misionit të OSBE në Kosovë, Senad Shaboviq.

Kosova ka prej javës së kaluar një qeveri të re. Kryeministri i mëparshëm, Albin Kurti i Vetëvendosjes (LVV), ka kundërshtuar shpesh mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar shpesh, se do të mund të ndalonte ndoshta edhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Pasardhësi i tij, Avdullah Hoti (LDK), nuk do t’i ndalojë zgjedhjet, mendon nënkryetari i Këshillit për qeverisje inkluzive, Shpëtim Gashi.

Lexo po ashtu:  “Troç, dy fjalë, kombit mbarë, Sy me sy me ja thanë deshta: Ma zor mblidhen dy shqyptarë, Sesa mblidhet nji thes me pleshta”

“Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asgjë që do ta zemëronte Beogradin dhe është shumë e mundur mbajtja e zgjedhjeve – me ndihmë e OSBE apo në ndonjë formë tjetër“, thotë ai për DW.

Qeveria e dialogut

Qeveria e Avdullah Hotit është quajtur si “qeveria e dialogut”. Kjo qeveri ka hequr edhe masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka hapur rrugën e dialogut të ndërprerë në vitin 2018. Ky nuk është shkaku i vetëm pse kjo qeveri nuk është e popullarizuar në Kosovë. Qeveria e re është votuar me një shumicë minimale, prej 61 votash – 10 prej tyre të Listës Serbe, parti kjo e cila në Kosovë shihet si destruktive ndaj institucioneve të Kosovës dhe nën dirigjimin e Beogradit. Kështu mendon edhe Gashi. „Hoti nuk mund t’i lejojë vetes ta zemërojë Listën Serbe dhe të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri“.

Por Gashi mendon se as Kurti nga pozita e re e opozitarit nuk do të pengojë procesin e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe. “Vetëm do të lëshojë ndonjë kumtesë dhe do të kritikojë mbajtjen e zgjedhjeve“, thotë ai. Megjithë mungesën e konfirmimit se zgjedhjet e Serbisë do të zhvillohen edhe në Kosovë, Komisioni Zgjedhor i Serbisë dhe autoritetet lokale kanë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen në 90 vendvotime në Kosovë. Këshillat lokale që do të garojnë për mandate në Kuvendin e Serbisë nuk janë organizuar si herëve të kaluara. Deri ditën e diel në veri nuk ka pasur fushatë, pankarta apo reklama parazgjedhore. Ka pasur vetëm disa lajmërime në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:  Negociatat, nxjerr krye problemi i marrëveshjes së detit me Greqinë

Kosova në rend dite pas zgjedhjeve

Kosova ka qenë për një kohë të gjatë një prej temave më të nxehta në zgjedhjet e Serbisë, por kësaj radhe nuk është kështu. Komunat me shumicë nuk kanë qenë madje as pjesë e spoteve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS e presidentit Vuçiq), e cila ka mbështetjen më të madhe në Kosovë.

Në diskutimet publike dominon dilema, nëse këto zgjedhje duhet të mbahen në kohën e pandemisë së virusit vorona, thotë për DW Dushan Milenkoviq, kryetar i Qendrës për dialog dhe iniciativë rajonale (CDDRI). Vetë fushata nuk ka ndonjë temë specifike. “Kosova nuk është temë e kësaj fushate, sepse nuk ka ndonjë temë të rëndësishme. Zgjedhjet janë vendosur para mbajtjes së tyre, ndonëse një parti opozitare ka hequr dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve. Por as kjo parti nuk ka vënë në rend dite ndonjë temë që ka lidhje me Kosovën”, thotë Milekoviq për DW.

Ai mendon se partia e Vuçiqit do të fitojë dy të tretat e votave dhe se çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. “Nëse Kosova vërtet është e gatshme për marrëveshje, mendoj se fushata mediatike e Vuçiqit për të justifikuar këtë nënshkrim do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve, ku ai do të fitojë dhe festojë, duke paralajmëruar edhe fitore të reja dhe sfida të mëdha – si gjithmonë që ka bërë”, mendon ai.

Lexo po ashtu:  Një vaksinë anti-Covid brenda vitit (zakonisht duhen 10 vjet)? Dhjetë arsyet pse ishte e mundur

Parakushti për marrëveshje është arritur me largimin e Kurtit nga pushteti. “Pushtetin në dorë e kanë tani favoritët e Vuçiqit”, thotë Milenkoviq dhe shton: “Presidenti i Serbisë ka filluar të përgatisë opinionin për marrëveshje apo njohjen e Kosovës dhe kjo tani është më e qartë se para dy-tre muajve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *