Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ministri në detyrë për Evropën dhe punë të jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka deklaruar se me Qeverinë Kurti, për aq sa ka pasur mandat, institucionalisht ka arritur të kurorëzojë marrëveshje të rëndësishme.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Për aq ditë sa kanë qenë në detyre, me Qeverinë Kurti unë personalisht mendoj se kemi bërë punë që e konsideroj të vyer, edhe pse rrethanat s’kanë qenë krejtësisht në favorin tonë për shkak të pandemisë”.

Cakaj po ashtu u shpreh se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe tani me qeverinë e re në vendin tonë.

“Tani edhe Qeverisë Hoti ia shtrij dorën e bashkëpunimit. Do të punoj mirë edhe me Meliza Haradinajn. Politika jonë duhet të jetë afatgjate, strategjike dhe koherente. Marrëdhënia Kosovë-Shqipëri nuk duhet të ndikohet nga marrëdhëniet e politikanëve mes vete apo ndryshimet e pushtetit”, tha Cakaj gjatë intervistës në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Lexo po ashtu:  VLEN: Zyrtarizimi i serbishtes në Kumanovë mban vulën e BDI-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *