Nuk është vetëm Shqipëria që po tërheq vëmendjen e mediave europiane për situatën e krijuar nga protestat e opozitës. Ditët e fundit edhe në Serbi dhe Mal të Zi ka patur lëvizje të qytetarëve kundër pushtetit. Megjithë ngjashmëritë vihet re se çdo situatë ka specifikat e veta që lidhet sa me qeveritë e tri vendeve, opozitat respektivë dhe ndërkombëtarët.
Nëse në Shqipëri Rama akuzohet si i korruptuar dhe i lidhur me krimin, Vuçiç etiketohet si gënjeshtar, ndërsa Gjukanoviç “hajdut”.  Ekziston gjithashtu një ndryshim në mënyrën se si  kanë reaguar qeveritë ndaj mobilizimeve të qytetarëve.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kështu, Vuçiç u përball me demonstruesit duke luajtur shah, Gjukanoviç thotë se protestat respektohen për aq kohë sa nuk ka dhunë, ndërsa Rama i shpërndan me gaz lotsjellës dhe pompa uji. Kjo ndodhi të shtunë në Tiranë, kur një grup i vogël protestuesish nisën të hedhin gurë tek policët që ruanin parlamentin.

Shqipëria është në fakt i vetmi nga tre vendet ku Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë bërë rekomandime që palët të tregojnë vetëpërmbajtje. BE madje kritikoi vendimin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet. Kujtojmë që të tre vendet, janë në negociata për anëtarësimin në BE. Se si po sillen politikat e BE-së në raport me Kosovën, kjo dihet që moti.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Si është e mundur që të kemi kaq shumë informacione dhe të dijm kaq pak?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *