Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë në Kuvend mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë. Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jo legjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë në Facebook: Interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë – kërkojmë rivendosjen e tyre sa më parë Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë. Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime. Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Burgosja e ish-krerëve të UÇK/ Rama: Turp i Këshillit të Evropës, gjeni kurajon dhe kërkoni falje

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *