Auron Tare – historian, anëtar i Komisionit Shkencor të UNESCO dhe kreu e themeluesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit – e cilësoi Qeparoin si “ndoshta fshatin më të bukur që ka Shqipëria” dhe u kthye shumë pas në kohë duke iu referuar një takimi ku u mblodh në Qeparo “gjysma e ekonomisë europiane”.

“[Në klubin e fshatit] ishte gjysma e ekonomisë europiane. Ishte [pronari i] Benz Mercedes, ishte Mak Getty i famshëm i naftës, ishte Johnny Pigozzi, presidenti i Citroën.” – tha ai i ftuar në “Opinion”.

Tare rrëfeu se e pranishme qe edhe Camilla Parker Bowles, bashkëshortja e tanishme e princit Charles, dukesha e Cornwall-it. “Interesante ishte që asnjë prej banorëve të fshatit nuk i njohu,” tregoi Tare i cili shtoi se gjatë një takimi në Londër, Camilla e kujtonte si histori shumë të veçantë.

Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Charles

Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Charles

Auron Tare tha se në atë kohë, gruaja e pronarit të Mercedesit kërkoi të blinte të gjithë fshatin, ta kthente në koloni artistësh dhe ta shndërronte në një vend të denjë për kinemanë dhe turizmin, por “fati nuk shkoi në drejtimin e duhur”.

Lexo po ashtu:  700 000 banorë më pak në Serbi që nga viti 2011

Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Charles

Qeparoi është pjesë e Rivierës Shqiptare i pozicionuar në komunën e Himarës, Vlorë. Emri mendohet se vjen nga fjala greke “kipos” që do të thotë kopsht. Ky fshat mbetet një nja destinacionet më bukura në Shqipëri që duhet vizituar të paktën një herë në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *