Burgu i Prishtinës, që pritet të shndërrohet në muze, është vizituar edhe nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gjersa ka përmendur emrat e veprimtarëve të maltretuar në këtë burg, Adem Demaçin, Fazli Graiçevcin, Rexhep Malën e Ukshin Hotin, Kurti ka ftuar të gjithë që kanë dëshmi të kontribuojnë në grumbullimin e fakteve.

“‘Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes’ quhet përnjëherë, tashmë ish-Burgu i Prishtinës, i cili sot u bë muze. Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi, të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptarë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu:  MEKULI: ‘ДPЖABA’ DHE FLAMURI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *