Burgu i Prishtinës, që pritet të shndërrohet në muze, është vizituar edhe nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjersa ka përmendur emrat e veprimtarëve të maltretuar në këtë burg, Adem Demaçin, Fazli Graiçevcin, Rexhep Malën e Ukshin Hotin, Kurti ka ftuar të gjithë që kanë dëshmi të kontribuojnë në grumbullimin e fakteve.
“‘Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes’ quhet përnjëherë, tashmë ish-Burgu i Prishtinës, i cili sot u bë muze. Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi, të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptarë”, ka thënë Kurti.





