Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, para turmës së mbledhur kujtoi çlirimin e Prishtinës e themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, ajo ka brohoritur para turmës se së shpejti vendi do të shkojë në zgjedhje.“Po në këtë ditë të çlirimit, lindi edhe Lëvizja Vetëvendosje. Jam me fat dhe e nderuar të jem pjesë e saj”, u shpreh Bogujevci.

Deputetja, ka kujtuar edhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë, në mesin e tyre, edhe familjarë.

“Ka plot arsye sot për të festuar, por nuk po mundemi. Kemi dhënë shumë po nuk jemi aty ku natyrshëm do të duhej të ishim. Për ta gëzuar lirinë do të duhej ta ndërtonin një shtet të fortë, e demokratik sikur vullneti i shumicës sonë. Na dhemb çdo ditë që ende nuk kemi mundur me i heq pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë. Së bashku mund ta ndryshojmë vendin tonë. Nuk guxon askush të shkel mbi demokraci, mbi sovranin e mbi qytetarët e këtij vendi. Forca për të vazhduar përpara është bashkimi ynë në shesh, ata që duan të ecin përpara”, u shpreh Bogujevci, derisa qytetarët brohoritnin “Duam Zgjedhje”.

Lexo po ashtu:  Meta sulmon rreptë oligarkun Rama: Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

Bogujevci, u ka thënë qytetarëve se “së shpejti do të shkojmë në zgjedhje”.

“A doni zgjedhje”, pyeti qytetarët ajo derisa turma brohoriti “Duam zgjedhje”.

Pas këtyre fjalimeve, Grupit “Troja” ka nisur performancën para turmës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *