Veprimtari i VV-së në Shqipëri, Bojken Abazi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje humbi pushtetin, por vetëm përkohësisht.

Ai në manifestimin që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, tha se VV-ja tashmë është më e rritur dhe e zgjeruar në të gjitha trojet shqiptare.

“E gjithë Shqipëria i kishte sytë nga Kosova këtë pranverë. Shqipëria e kuptoi se VV-ja e humbi pushtetin, por vetëm përkohësisht. Shqipëria ndien se Lëvizja ua ka fituar zemrën shqiptarëve kudo, në Shqipëri, Maqedoni, Medvegjë e kudo në diasporë”, tha Abazi para të pranishmëve.

Ai shtoi se bashkë, në Shqipëri e Kosovë, shpejt do të ketë arsye për festa të tjera. Paralajmëroi fitoren e radhës të VV-së.

“Bashkë do të çojmë para përpjekjen çlirimtare, bashkë do të ndalim çdo plan që na copton, bashkë do të fitojmë e bashkë do të festojmë”, tha Abazi.

 

Lexo po ashtu:  Raporti i "Rand Corporation": Mund të ketë grusht tjetër shteti në Turqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *