Pijet me gaz dëmtojnë shëndetin, sidomos nëse konsumohen rregullisht.

Sheqeri i pranishëm në këto pije, jo vetëm që shton peshën, por ka një sërë efektesh negative në shëndetin tonë.

E njëjta gjë vlen edhe për ato pa sheqer, të njohura si pije “të lehta”.

Më poshtë gjeni disa nga dëmet që shkaktojnë, përcjell “Noa”:

– Grumbullojnë yndyrë rreth organeve jetësore si mëlçia, veshkat, stomaku dhe aparati tretës. Kjo bën që të shtohet rreziku për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet inflamantore;

– Përshpejtojnë plakjen. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se kush pi dy pije me gaz në ditë, plaket më shpejtë krahasuar me ata që nuk i përdorin. Këto pije përmbajnë acid fosforik, i cili garanton shijen e tyre, por që mund të shkaktojë probleme me veshkat, zbeh densitetin e kockave, shkakton humbje muskulore dhe osteoporozë;

– Shëndoshin. Pijet me gaz, sidomos nëse konsumohen në drekë, çojnë në një shtim të ndjeshëm peshe, qoftë edhe ato “të lehta”. Kjo për shkak të pranisë së lartë të sheqerit;

Lexo po ashtu:  Ja ushqimet që përmirësojnë shëndetin e zemrës

– Gurë në veshka. Pirja e një ose më shumë pijeve me gaz në ditë rrit me 23 për qind mundësinë e formimit të gurëve në veshka. Kjo është provuar nga një studim italian i nefrologut Pietro Manuel Ferraro i Universitetit Katolik të Kryqit të Shenjtë në Romë;

– Ngjyruesit në pijet me gaz mund të jenë kancerogjenë;

– Shkatërrojnë dhëmbët. Acidi fosforik përveçse është i dëmshëm për kockat, dëmton edhe dhëmbët pasi shkakton karies, probleme me xhinxhivat, madje mund të çojë deri në rënien e dhëmbëve;

– Stimulojnë gastritin. Konsumi i pijeve me gaz, sidomos i atyre që përmbajnë kafeinë, pasi që e përkeqësojnë më keq këtë problem, për shkak të prodhimit të acidit gastrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *