Që nga fillimi i mandatit të tij, presidenti amerikan ka marrë rregullisht mbi vete kritika, nga kampi i opozitarëve demokratë. Kërcënimet, procedura e shkarkimit, administrimi i koronavirusit …  Për të gjitha këto, në rastin më të mirë, kongresmenët dhe senatorët republikanë kanë qëndruar të heshtur deri më tani,  ndërsa në rastin më të keq  nuk kanë hezituar të rreshtohen pas Donald Trump sa herë që ai tërbohej.

Vrasja e George Floyd dhe vala e fortë e protestave kundër racizmit dhe dhunës policore duket se e kanë ndryshuar lojën. Disa figura nga partia Konservatore me të vërtetë kanë filluar të flasin që nga fillimi i qershorit për të kundërshtuar mënyrën se si reagon biznesmeni për mobilizimin që po trondit vendin.

Ky ndryshim shënon një pikë kthese në presidencën Trump dhe shanset e tij për të siguruar një mandat të dytë në 3 nëntor 2020?

“Ai po mundohet të na percajë”

Situata filloi të përkeqësohej në 3 qershor. Këtë ditë ndërsa Amerika po tronditej prej një shpërthimi historik pas vdekjes së George Floyd, ish-ministri i mbrojtjes i Trump publikoi një aktakuzë marramendëse në revistën The Atlantic. “Në jetën time, Donald Trump është presidenti i parë që nuk përpiqet t’i bashkojë amerikanët. Ai as nuk pretendon të provojë. Në vend të kësaj, ai përpiqet të na percajë. (…) Ne po paguajmë pasojat e tre viteve udhëheqje nga njerëz të rritur në drejtim “.

Lexo po ashtu:  Çka tha Albulena Haxhiu në vitin 2015. A kishte të drejtë ajo?

Mesazhi i Jim Mattis nxiti zemërimin e miliarderit nga New York-ut, por qëndrimi i tij i fortë gjeti mbështetje deri në Senat. Republikanja Lisa Murkoëksi gjykon se këto fjalë janë “të vërteta, të ndershme, të domosdoshme dhe kishin qenë shumë të vonuara”, para se të deklaronte se ajo “ka probleme” të vendosë të votojë për Donald Trump në nëntor.

Qëndrimi i ish ministrit të mbrojtjes rezonon në të njëjtën mënyrë edhe për senatorin tjetër Mitt Romney, ish kandidat republikan për presidencën e vitit 2012. Romney konsideroi se teksti i Mattis është “shumë i fuqishëm” dhe, disa ditë më vonë, ai marshoi para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër racizmit dhe për tu “siguruar që të kuptojmë se çështja e jetës së zezakëve është e rëndësishme”. Politikanë të tjerë konservatorë, si Ben Sasse dhe Susan Collins, kanë shprehur publikisht shqetësimin e tyre lidhur me ragimet që ka mbajtur presidenti si sfidë ndaj manifestimeve anti raciste. 

Apel për “empati”

Këto kritika të forta i shtohen asaj të një figure emblematike midis republikanëve: George W. Bush. Ish presidenti amerikan botoi një tekst në fillim të këtij muaji në reagim ndaj protestave për George Floyd në të cilën ai tha se ishte “koha që Amerika të shqyrtojë dështimet tona tragjike”.

Pa cituar kurrë Donald Trump, republikani i vjetër këmbënguli gjerësisht në nevojën për të dëgjuar “zërat e atyre që vuajnë”. “Ata që përpiqen të heshtin këto zëra nuk e kuptojnë thelbin e Amerikës”, shkruajti ai, duke theksuar nevojën e “empatisë”, pasi Trump kërcënoi se të dërgonte ushtrinë kundër protestuesve për të përballuar situatën.

Lexo po ashtu:  Pa aeroplanë, pa tanksa, pa ushtarë e pa sistem të avancuar ushtarak, Shqipëria kujton 108 vjetorin e Forcave të Armatosura, Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka lavdërohet!

Vec kësaj, George W. Bush “nuk do të mbështesë” rizgjedhjen e Donald Trump për një mandat të dytë katër vjeçar, raporton New York Times. Këtë nuk do ta bëjë as ish sekretari i tij i shtetit, Colin Powell, i cili njoftoi në 7 qershor se do të votojë për Joe Biden. 

pari afro-amerikan që mbajti postin e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes para se të bëhej Ministër i Jashtëm i SHBA nën presidencën e Bush, Colin Powell ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj Trump. “Unë nuk mund të votoja për të (në vitin 2016, shënimin e redaktorit) dhe sigurisht që nuk mund ta mbështes Presidentin Trump këtë vit”, tha ai për CNN.

Rebelim i moderuar, por …

Përkundër këtyre zërave të rëndësishëm që i kanë dalë kundër, rënia e Donald Trump nuk duket e menjëhershme po të shikohet pjesa tjetër e partisë Republikane. Një pjesë e mirë e të zgjedhurve vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur dhe bëjnë sikur nuk i vbërejnë gafat e presidentit në menaxhimin e demonstratave.

Por nëse numri i senatorëve që kanë kritikuar tashmë publikisht Donald Trump mbetet i vogël, shkrimi i ish sekretarit të tij të mbrojtjes Mattis dhe fjalët e Xhorxh Bushit i kanë dhënë një peshë shtesë kritikave.

Lexo po ashtu:  Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuvend për të kërkuar drejtësi

Përveç tyre, në një tekst të botuar në ëashington Post, nga 89 ish-anëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes që kritikuan përdorimin e ushtrisë nga Presidenti, u konsiderua si një lëvizje e thikës në plagë.

Kësaj goditjeje iu shtua edhe  zhurma e fundit që shkaktoi organizimi i tubimit të parë të fushatës presidenciale në Tulsa, një qytet i cili përjetoi një nga sulmet më të dhunshme raciste në vend në vitin 1921. Trump fillimisht vendosi ta mbante atë në ditën e përkujtimit të heqjes së sklavërisë. Por ai u detyrua të deklarojë të shtunën më 13 qershor se do ta shtynte atë me 24 orë. Ky lëshim mjaft i rrallë përbën një dëshmi se kritikët kanë filluar të peshojnë.

Donald Trump ka filluar të ketë frikë se mosmiratimi i sjelljes së tij dhe vazhdimi i protestave mund ti nxisë  gjithnjë e më shumë republikanë ti dalin hapur në mënyrë demostrative.

 Sepse sfida e zgjedhjeve presidenciale nuk është e vetmja që është në lojë. Në 3 nëntor një e treta e Senatit dhe të gjithë 435 anëtarët e zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve do gjykohen gjithashtu nga votuesit e tyre. Ata po e kuptojnë se janë vënë në vështirësi duke mbështetur gafat e presidentit. Për shumë prej tyre mund të ishte më joshqë qëndrimi për të braktisur presidentin në emër të mbrojtjes së Amerikës. Edhe besnikëria ka kufijtë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *