Plani izraelit i aneksimit të Bregut Perëndimor pritet të vërë në lëvizje diplomacinë europiane drejt një njohjeje në bllok të Palestinës si shtet.

Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselnorn ka deklaruar se Bashkimi Europian e ka të pamundur të shmangë këtë akt njohjeje nëse Izraeli vazhdon me planin e vet.

“Shkruajtja e letrave që shprehin zhgëënjim do të ishte poshtëruese për BE-në dhe do të dobësonte ndjeshëm besueshmërinë e tij. Njohja e Palestinës është një debat që do të fitonte një dinamikë të re. Do ta quaja edhe të pashmangshmre njohjen e Palestinës”, është shprehur ai.

Deri më tani vende anëtare të BE-së që kanë njohur Palestinën janë Suedia, Hungaria, Polonia dhe 6 vende të tjera. Plani i Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor sipas Asselborn nuk dallon nga aneksimi prej Rusisë të Krimesë.

Lindja e Mesme po ndan përherë e më shumë Perëndimin sidomos pas politikës së njëanshme amerikane në Izrael dhe Iran apo Siri.

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani ja përplasë Vuçiqit: "Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *