Ky është një lajm i madh për shumë biznese të cilat kanë softuerë të vjetër të Windows ose çdo biznes që dëshiron të ketë Microsoft Office.

Prej vitesh Parallels ka ofruar softuer virtualizimi në mënyrë që të përdornit instalime të plota të Windows në një kompjuter Mac.

Sot kompania tha se ka nisur një bashkëpunim me Google për të sjellë aplikacionet e Windows në pajisjet Chrome OS.

Ky është një lajm i madh për shumë biznese të cilat kanë softuerë të vjetër të Windows ose çdo biznes që dëshiron të ketë Microsoft Office.

Pajisjet Chrome OS do të bëheshin një opsion më i preferuar në hapësira pune të cilat më përpara janë bazuar në harduerë Windows. Megjithatë çdo gjë varet tek mënyra e implementimit.

Sesi do të bëhet mbetet për tu parë. Parallels vetëm tha se bashkëpunimi do të sillte aplikacionet Windows në Chromebook përfshirë Microsoft Office.

Gjithashtu nuk dihet nëse do të ofrohet për individët apo vetëm hapësirat e punës. Vjeshta do të tregojë çdo gjë kur edhe pritet që Paralless të ketë gati sistemin për Chrome OS.

Lexo po ashtu:  Apple rrezikon gjobë 5 miliardë euro në Evropë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *