Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi, pas ftesës së kryeministrit Avdullah Hoti për takim me liderët e partive për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë, këtë të fundit e ka quajtur “kukull të lojërave të pasmesnatës”.

Sipas Abazit, Hoti nuk është lider, duhet të jetë i tillë për t’i ftuar në takim liderët e partive politike në vend, përcjell “Zeri.info”

“Duhet të jesh lider për të ftuar liderë e jo kukull e lojërave të pasmesnatës”, shkruan Abazi.

Për refuzimin e ftesës së kryeministrit nga ana e LVV-së është deklaruar edhe zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, si dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Lexo po ashtu:  “Amerika të jep një thelë por të merr një pelë”, - Fjalë të urta e të menqura shqipe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *