Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi, pas ftesës së kryeministrit Avdullah Hoti për takim me liderët e partive për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë, këtë të fundit e ka quajtur “kukull të lojërave të pasmesnatës”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas Abazit, Hoti nuk është lider, duhet të jetë i tillë për t’i ftuar në takim liderët e partive politike në vend, përcjell “Zeri.info”
“Duhet të jesh lider për të ftuar liderë e jo kukull e lojërave të pasmesnatës”, shkruan Abazi.

Për refuzimin e ftesës së kryeministrit nga ana e LVV-së është deklaruar edhe zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, si dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.




