Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë sot thirrje nga Beogradi që Bashkimi Europian të marrë rol aktiv në negociimin e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Rusia beson se BE-ja nuk duhet ta izolojë veten nga detyrimet e veta dhe duhet t’i përmbushë ato ndershmërisht dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë, tha Lavrov në konferencën për shtyp me presidentin serb, Alexander Vuçiç.

Nga ana e vet presidenti serb, Vuçiç ka pranuar se zgjedhja mes njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të Serbisë  në BE do ta vendoste vendin në një pozitë të vështirë.

Lexo po ashtu:  Vuçiq krahason Serbinë okupuese me shqiptarët mbrojtës: Serbët dhe shqiptarët kanë një problem, kemi mësuar shumë përralla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *