Futbolli italian në zi për ndarjen nga jeta të një talenti të madh të së shkuarës.

Është ndarë nga jeta Mario Corso, anësori i majtë i “Grande Inter” i cili me zikaltrit u aktivizua për 16 vite nga 1957-ta deri në 1973-in dhe arriti të fitonte 4 Serie A, 2 Champions League dhe 2 Kupa Interkontinentale, shumicën e këtyre trofeve në epokën e Helenio Herreras.Corso ishte shtruar disa ditë më parë në spital dhe nuk arriti të fitonte betejën me vdekjen.Në 25 gusht të këtij viti ai do të festonte ditëlindjen e tij të 79-të.Klubi i Interit me një postim në faqen zyrtare ka bërë të ditur lajmin duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe një prej legjendave zikaltër të “Grande Inter”.

Lexo po ashtu:  Zanetti i mbyll Icardi-t derën e Interit: “Nuk besoj se do të kthehet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *