Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk pajtohet me Gerard Pique dhe beson se Real Madridi do të lëshojë pikë në La Liga. Ekipi i Setien u ndal 0-0 nga Sevilla të premten mbrëma, duke i dhënë shansin Real Madridit që t’i bashkohet atyre në krye me 65 pikë, nëse fitojnë në udhëtim te Real Sociedad.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Pique tha pas takimit se vështirë që Reali do të humbasë pikë në ndeshjet e mbetura dhe se Barça është inferiore ndaj ekipit të Zinedine Zidane, për diçka që nuk pajtohet Setien. “Mendoj se ajo çfarë tha Pique është frustrim i momentit. Në fillim patëm 30 minuta shumë të mirë por më pas u bë rrëmujë”, tha ai për AS.
“Në pjesën e dytë humbëm shumë topa dhe u dhamë atyre jetë”. “Nesër ai (Pique) sigurisht se do të mendojë ndryshe sepse jam i sigurt se Madridi nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet”.





