Sonte në San Siro Inter-i rikthehet të luajë për Seria A pas më shumë se 3 muajsh ndërprerje, në atë që Antonio Conte e konsideron sprintin final pa asnjë kufizim. Zikaltërit aktualisht janë 9 pikë më pak se Juventusi kryesues, por kanë një ndeshje më pak, pikëtrisht këtë të mbrëmjes së sotme kundër Sampdoria-s, e vlefshme për javën e 25. Në prag të takimit Cont është shprehur:

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshjen kundër Sampdorias, do të shkonim në 6 pikë larg dhe nuk do të konsiderohej një diferencë e madhe. Kemi punuar shumë mirë, intensivisht si nga pikëpamja fizike po ashtu edhe taktike. Duam të luajmë këtë fund kampionati në maksimum pa vendosur limite.”Po sonte në mbremje për Seria A Atalanta do të presë Sassuolo-n, ndërsa të shtunën Verona e Kumbullës fitoi 2-1 kundër Cagliari-t, ndërsa Torino barazoi 1-1 me Parmën.

Lexo po ashtu:  E fundit/ Novak Gjokovic falsifikoj dokumentet - dëbohet nga Australia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *