Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka votat për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, le t’i votojë.
Nagavci iu drejtua Gashit, se nëse LDK-ja i kanë votat, mund t’i qesin në votim marrëveshjet ndërkombëtare dhe le t’i votojnë.
“Ju keni qenë në mbledhje të Kryesisë bashkë me të tjerët, ku ju keni kërkuar që mos të merret opinioni i Qeverisë, për këto marrëveshje. Ju keni qenë ai që mos të trajtohen këto çështje. Ju keni qenë kundër këtyre marrëveshjeve. Sot si shef i GP të LDK-së qe e keni krijuar këtë qeveri jo-legjitime, urdhëroni votoni marrëveshjet dhe vazhdojmë tutje”, ka thënë Nagavci.
Ndërsa, Arben Gashi premtoi se sot gjatë ditës LDK-ja do t’i publikoj të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që janë votuar nga LDK-ja, dikur në opozitë.
“Kolegëve të opozitës ju premtoj që brenda ditës do t’i nxjerrim të gjitha listat të cilat LDK atëherë në opozitë i ka votuar 2017-2019. Sa i përket nënkryetares së Kuvendit, është nënkryetare dhe akoma se ka kuptuar qysh funksionon Kuvendi. Jam i asociuar dhe nuk jam anëtarë i kryesisë. Ju keni marr vendim që mos të votohen këto çështje, unë kam pas qëndrim. Kam konstatuar që është antikushtetuese, që qeveria e shkarkuar të jap mendim për çështje të caktuara”, ka thënë Gashi.