Organizata Studim Kritikë Veprim ka reaguar pasi që Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në faqen e tyre zyrtarë në Facebook, e kanë quajtur goditje të rënd  emërimin e Bardhecit për arsimin.

Po ashtu, Organizata Studim Kritikë Veprim kanë publikuar notën mesatare të Bardhecit e cila është 6.8.

Postimi i plotë:

Zëvendësministri student

Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit.

Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.

Image
Lexo po ashtu:  Reagon Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO’n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *