Pasuria e Colin Huang arriti në 45.5 miliardë dollarë sipas Forbes, përpara Jack Ma të Alibaba dhe pas Pony Ma të Tencent.

Një ish punonjës i Google u rëndit për pak kohë si njeriu i dytë më i pasur i Kinës pas rritjes së shitjeve në biznesin e tij e-commerce Pinduoduo.

Pasuria e Colin Huang arriti në 45.5 miliardë dollarë sipas Forbes, përpara Jack Ma të Alibaba dhe Pony Ma të Tencent.

Huang më përpara kishte punuar në Microsoft dhe shpenzuar tre vite në Google si inxhinier. Në 2016-ën ai kishte thënë se këto tre vite kishin qenë shumë të vlefshme për të dhe se Google i kishte dhënë më tepër sesa kontribuar ai vetë.

Huang themeloi Pinduoduo në 2015. Kompania u bë shumë popullore gjatë pandemisë së Covid-19 me porositë që u rritën nga 50 milionë në ditë në 65 milionë.

Ende Huang ka shumë rrugë për të bërë nëse do të arrijë themeluesin e Amazon Jeff Bezos. Pasuria e këtij të fundit është 162.2 miliardë dollarë sipas Forbes.

Lexo po ashtu:  “Nervat e grave” nga Dritëro Agolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *