Qëllimi i vërtete i këtij aplikacioni nuk është i qartë. Sipas Facebook, iniciativa e parë e Forecast fillon sot me parashikimin e një vaksine.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kur do të kemi një vaksinë për Covid-19? Rrjeti social Facebook është vënë në kërkim të kësaj përgjigjeje e shumë të tjerave ose të paktën të na bëjë ne të hamendësojmë.
Aplikacioni i ri i kompanisë në iOS, quajtur Forecast, u jep mundësinë ekspertëve të bëjnë parashikime dhe të shohin më pas nëse kanë pasur të drejtë.
Këta ekspertë mund të përdorin aplikacionin e ri vetëm përmes një ftesë dhe përgjigja e tyre duhet të arsyetohet. Publiku më pas mund të votojë parashikimin që ju duket më i besueshëm.
Qëllimi i vërtete i këtij aplikacioni nuk është i qartë. Sipas Facebook, iniciativa e parë e Forecast fillon sot me parashikimin e një vaksine.
Një eksperiment i çuditshëm pa një qëllim të qartë. Por nëse dikush ka pyetje lidhur me një temë të rëndësishme, ata mund të kërkojnë informacion nga një burim i besueshëm dhe ta mbështesin me të dhëna. Forecast duket se e thjeshton këtë proces.




