Gjatë ditës së Marte, kompania postoi një mesazh në Instagram duke konfirmuar debutimin e produkteve të reja në Korrik.

OnePlus është duke punuar në një linjë smartfonësh me kosto të përballueshme bëri të ditur CEO i kompanisë Pete Lau.

Edhe pse ai nuk specifikoi emrin e linjës së re, postimi i tij në Instagram kishte titullin “OnePlusLiteZThing.” Lau konfirmoi se telefonët do të vinë në Evropë dhe Indi fillimisht por në një të ardhme edhe në Amerikë.

Gjatë ditës së Marte, kompania postoi një mesazh në Instagram duke konfirmuar debutimin e produkteve të reja në Korrik.

Prej disa muajsh është spekuluar një pajisje e re OnePlus me emra të ndryshëm si OnePlus 8 Lite apo OnePlus Z. Raporti më i fundit vjen nga XDA Developers të cilët e quajtën iniciativën e kompanisë OnePlus dhe se do të kushton 330 dollarë.

Telefoni parashikohet të sjellë ekran 6.55-inç 90Hz OLED, 5G dhe procesor Snapdragon 765.

Lajmi për një linjë të re produktesh vjen pak muaj pasi OnePlus zbuloi flagshipët e vitit, OnePlus 8 dhe OnePlus 8 Pro me çmime të cilat nuk i korrespondojnë imazhit të një kompanie që shet produkte buxhetore.

Lexo po ashtu:  Dostoevsky: Një njeri që di të përqafojë dikë është një njeri i mirë

Konkretisht ato kushtonin 699 dhe 899 dollarë ku ky i fundit mund të quhet me plot gojën një flagship i vërtetë. Lau nuk dha informacione për debutimin e pajisjeve të reja por analistët thonë se ka për të qenë 10 Korriku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *