Normalisht e gjitha duhet të bazohet në një databazë në AWS (Amazon Web Services) dhe një ndërtues “drag-and-drop.”

Amazon ditën e sotme prezantoi versionin eksperimental të Amazon Honeycode, një platformë e cila do të ndihmojë këdo në një kompani të ndërtojë aplikacionet e tij pa pasur nevojë të ketë njohuri rreth kodimit.

Normalisht e gjitha duhet të bazohet në një databazë në AWS (Amazon Web Services) dhe një ndërtues “drag-and-drop.”

Zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione për deri në 20 përdorues falas. Pas këtij limiti duhet të paguajnë për çdo përdorues dhe hapësirë që aplikacionet e tyre zënë.

Honeycode ofron përdoruesve një set shembujsh për përdorime të ndryshme si aplikacione to-do, gjurmues konsumatorësh, aplikacione anketash dhe aplikacione për menaxhimin e inventarëve.

Honeycode përdor një pamje në formë databaze si ndërfaqe kryesore të dhënash. Për të manipuluar të dhënat përdoruesit mund të punojnë me formula standarde. Ndërtuesit e aplikacioneve mund të konfigurojnë njoftime dhe përkujtues.

Me platformën e re sipas Amazon përdoruesit mund të fokusohen tek ndërtimi i aplikacioneve dhe jo infrastruktura e tyre. Për momenti Honeycode është i disponueshëm vetëm në rajonin US West të AWS por së shpejti do të vijë tek më shumë rajone.

Lexo po ashtu:  Fqinji ynë, Petro Marko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *