Miratimi i ligjeve në këtë fushë mbetet ende një risi dhe për vendet e zhvilluara.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer ligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” ligji krijonte kuadrin ligjor p ër funksionimin e monedhave virtuale, duke e bërë Shqipërinë të tretën në Europë që i zyrtarizonte me ligj kriptomonedhat, pas Maltës dhe Francës.

Në Dekretin për kthimin e ligjit, Presidenti argumenton se ky ligj shton rrezikun e transaksioneve ilegale, të pastrimit të parave dhe të shmangies fiskale.

Rregullimi i emetimit të tokenëve digjitalë dhe/ose të monedhave virtuale edhe pse është një risi teknologjike që përmban anë pozitive, në kushtet akutale, për shkak të mungesës së plotësimit të kushteve dhe standardeve që kërkojnë tregje të tilla të regjistrave të shpërndarë, mund të jetë një proces i parakohshëm për t’u miratuar dhe/ose për t`u zbatuar, thuhet n ë dekret.

Pastrimi i parave dhe veprimtaria terroriste janë dy nga shqetësimet më të mëdha që lidhen me monedhën virtuale, sepse implikimi i veprimtarisë kriminale dhe transaksionet e tyre nuk mund të gjurmohen nga qeveria.

Lexo po ashtu:  Covid-19 ndryshon mënyrën me të cilën influencojnë të rinjtë në median sociale

Miratimi i kuadrit ligjor dhe fillimi i menjëhershëm i zbatimit të tij, pa përgatitjen e duhur të organeve monitoruese dhe mbikëqyrëse, bart rrezikun evident të krijimit të hapësirave për përdorimin e tregjeve financiare të tilla edhe nga krimi, pa mundësi efektive parandalimi, gjurmimi dhe ndëshkimi. Nëse një situatë e tillë ndodh, atëherë dëmi për sistemin financiar në tërësi, investimet e individëve në veçanti, por dhe për procesin e integrimit europian të vendit, do të ishte shumë i madh.

Ndaj është detyrim i Kuvendit t`i vlerësojë këto rreziqe për të rishikuar gjithashtu edhe momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pasi periudha e parashikuar për 1 shtator 2020 është shumë e shkurtër dhe përfshin periudhën në të cilën vendi ynë ende vijon të jetë nën efektet e forta të dy goditjeve nga fatkeqësitë natyrore. Gjithashtu, u duhet lënë koha e nevojshme edhe autoriteteve licencuese dhe kontrolluese për të njohur ligjin, për të hartuar kuadrin sa më efikas nënligjor, si dhe për të rivlerësuar nëse disponojnë mekanizma apo burime njerëzore të mbikëqyrjes së këtyre veprimtarive risi për vendin tone, rekomandon dekreti.

Lexo po ashtu:  Lulekuqja

Miratimi i ligjeve në këtë fushë mbetet ende një risi dhe për vendet e zhvilluara, ndërsa në Shqipëri, ndërmerren direkt hapa për implementimin e tyre pa një vlerësim të mirëfilltë, vlerësim ky që mungon në praktikën dokumentare parlamentare. Implementimi i dispozitave të tilla ligjore, në një realitet si ky i yni, bart me vete rrezikun e shumëfishimit të rreziqeve negative që kjo risi paraqet në vende të zhvilluara.

Këto rreziqe mund të sjellin pasoja sociale brenda familjeve shqiptare dhe pasoja ekonomike, deri në atë masë sa mund të lëkundin stabilitetin e monedhës vendase, rritjen e inflacionit apo të kursit të këmbimit të lekut me monedha të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *