Charles Bukowski
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ajri edhe drita dhe koha e hapësira
” – e di. gjithnjë kam pasur telashe

a gruaja, a puna, diç
gjithmonë më pengonte
por tash
e kam shitur shtëpinë, e kam gjetur këtë
vend, studio të madh, do të duhej ta shohësh hapësirën dhe
dritën.
Për herë të parë në jetë do të kem vend dhe kohë për
të krijuar.”
jo zemër, nëse vërtet do të krijosh
ti do të krijosh pavarësisht se a punon
16 orë në ditë në minierë
apo
do të krijosh në dhomë të vockël me 3 fëmijë
derisa jeton me ndihmë
sociale
do të krijosh me një pjesë të trurit
apo të trupit të
dëmtuar,
do të krijosh i verbër
sakat
i çmendur,
do të krijosh edhe kur macja të zvarritet
nëpër shpinë derisa
i tërë qyteti dridhet nga tërmeti, bombardimet,
vërshimet dhe zjarri.
zemër, ajri edhe drita dhe koha e hapësira
s’kanë kurrgjë të bëjnë me këtë
dhe mos krijo asgjë
përveç mbase një jete më të gjatë që
të gjesh arsyetime të
reja.
Përktheu: Fadil Bajraj
