Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Barcelona bëri një gabim të pafalshëm në ndeshjen e radhës të kampionatit, duke i dhënë mundësinë Realit të Madridit të shkëputet më tej në krye të klasifikimit.Katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë Celta Vigos, e cila në letër duhej të ishte një ndeshje e lehtë për blaugranat.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Barcelona shënoi e para me Suarez në minutën e 20 të takimit. Vendasit, në kërkim të pikëve për të siguruar qëndrimin në La Liga, barazuan me Smolov. Ishte sërish Suarez që çoi Barcelonën në avantazh në të 67-ën.Dhe atëherë kur mendohej se çdo gjë kishte marrë fund, Iago Aspas barazoi për të tijët me një goditje dënimi duke e futur topin poshtë këmbëve të murit.Tashmë Real Madrid ka një mundësi të artë për t’u shkëputur në renditje ku në ndeshjen e radhës luan me Espanyol-in e vendit të fundit.

Lexo po ashtu:  PËRFAQËSUESJA e Kosovës shpreson për gola në pjesën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *