Numri i rasteve me COIVD-19 në Kosovë nuk po bie.

Ikpshk njoftoi se sot rezultuan 96 raste positive me koronavirus.

E për këtë, analisti Blerim Vela, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, duke thënë se, nuk mund të sillet thuajse situata është nën kontroll me përqindje të tillë të rasteve positive.

Ai gjithashtu, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë ose të kërkoj nga Qeveria të sjellë programin e saj qeveritar ku parashihet menaxhim i pandemisë pa kufizime duke thënë se nëse Qeveria heziton të marrë masa, Kuvendi duhet ta detyroj atë.

Postimi në Facebook:

Pasojat e qeverise se PANdemise

Perkunder uljes (se qellimshme) te numrit te testeve per SARS-CoV-2, perqindja e rasteve pozitive dje ishte 30%, ndersa sot 44% e rasteve te testuara. Qeveria e Kosoves nuk mund te sillet thuajse situata eshte nen kontroll me perqindje te tille te rasteve pozitive.

Ne 3 javet e fundit kemi me teper se dyfishim te rasteve pozitive krahasuar me 3 muajt e pare. Po ashtu, kemi me shume se 50% te numrit te vdekjeve ne 3 javet e fundit krahasuar me 3 muajt e pare. Shume nga keto vdekje ndoshta do te mund te parandaloheshin nese do te merreshin masa adekuate nga institucionet.

Lexo po ashtu:  Fjalimi i parë i Bajram Begajt si President, porosia që dha ishte kjo...

Kuvendi i Kosoves duhet urgjentisht te mbaj seance te vecante ose te kerkoj nga Qeveria te sjelle programin e saj qeveritar ku parashihet menaxhim i pandemise pa kufizime. Nese Qeveria heziton e marre masa, Kuvendi duhet ta detyroj ate!

Qytetaret duhet ta dijne se me cfare pasoja do te ballafaqohen dhe sa jete njerezisht do te humben si rrjedhoj e qasjes se qeverise. Familjaret e personave qe kane humbur jeten meritojne pergjigje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *