Nikolo Makiaveli ishte një politikan, diplomat, filozof, historian dhe poet nga Firenca.

Së bashku me Leonardo da Vinçin mendohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim – sipas shumë njerëzve – veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor.

Pas një kohe studimesh të tendosura, në vitin 1498 hyri në jetën politike si sekretar i republikës . Është autori i veprës së famshme Il Principe (“Princi”).

Gjatë viteve të jetës së tij politike (1498 – 1512) pati mundësi të njihte ambasadorë, politikanë, princa dhe të studiojë me themel zhvillimin e ngjarjeve.

Më poshtë disa thënie të tij:

“Ku është njeriu, aty dyshohet më tepër”.
“Të qeverisësh do të thotë të bësh të besojnë”. (“Princi”)
“Qëllimi arësyeton mjetin”
“Nëse dëshiron ta mundësh armikun,sajo vdekjen tënde”.

Lexo po ashtu:  Gjuha e nënës, gjuha e shpirtit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *