Pesë gola, spektakël i garantuar dhe një tjetër fitore me vlerë dhe e merituar për Atalantan e Gasperinit. Fitorja 3-2 ndaj Lazios ndiqet nga po i njëjti rezultat edhe në Friuli përballë Udineses, që edhe pse ka tentuar ta ndalojë ekipin bergamask, nuk ia ka dalë.

Meritë e super Muriel, që në pjesën e dytë ka dhuruar spektakël. Në fillim një goditje dënimi si me “penel” dhe e telekomanduar, ndërsa më pas një silurë që portieri Musso nuk e pa aspak. Në pjesën e parë shënoi edhe Zapata, ndërsa për vendasit Kevin Lasagna realizoi dopietë, por nuk ia doli të frenonte bluzinjtë.

Lexo po ashtu:  O Captain! My Captain!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *