Pesë gola, spektakël i garantuar dhe një tjetër fitore me vlerë dhe e merituar për Atalantan e Gasperinit. Fitorja 3-2 ndaj Lazios ndiqet nga po i njëjti rezultat edhe në Friuli përballë Udineses, që edhe pse ka tentuar ta ndalojë ekipin bergamask, nuk ia ka dalë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Meritë e super Muriel, që në pjesën e dytë ka dhuruar spektakël. Në fillim një goditje dënimi si me “penel” dhe e telekomanduar, ndërsa më pas një silurë që portieri Musso nuk e pa aspak. Në pjesën e parë shënoi edhe Zapata, ndërsa për vendasit Kevin Lasagna realizoi dopietë, por nuk ia doli të frenonte bluzinjtë.




