Siç u njoftua nga France Football, rinovimi i Layvin Kurzawa u zyrtarizua të hënën nga PSG, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i majtë, në përfundim të kontratës me klubin e kryeqytetit, më 30 qershor, nënshkroi kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024, e shoqëruar me një rritje të pagave.

Një surprizë e vërtetë sepse lojtari, që mbërriti në Paris në vitin 2015, ishte përfolur për një largim të mundshëm.

Arsenal thuajse ishte pranë finalizimit të tij në janar, por duket se gjithçka ka ndryshuar brenda këtyre muajve.

Lexo po ashtu:  Boksierja shqiptare e fiton medaljen e artë në Çeki

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *