Achraf Hakimi bëhet gati të veshë fanelën e Interit dhe pritet që marokeni të niset drejt Milanos për vizitat dhe firmën sapo Reali dhe zikaltërit të kenë rënë dakord mbi gjithçka.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas asaj që shpjegon “Corriere dello Sport”, lojtari i Borussia Dortmund do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me zikaltërit për thuajse 6 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.
Real Madrid, nga ana tjetër, do të marrë 40 milionë dhe bonuse (duhet të preket shifra 50 mln euro) por edhe një kusht: Reali do të lajmërohej për çdo ofertë që në të ardhmen mund të vijë në drejtim të mbrojtësit nga skuadra të tjera.

Nëse madrilenët barazojnë ofertat kanë prioritet për transferimin e Hakimit, për ta rikthyer në Madrid.




