Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se pandemia dhe krizat nuk mund të luftohen me manuale 200 faqëshe e as me masa të pazbatueshme, por me ndërtim të besimit të ndërsjellë të institucioneve me qytetarët, pozitë e opozitë, biznese e punëtorë.

Sipas tij, bartja e maskës është e domosdoshme por nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye, ndërsa çmimi 50 cent për një maskë është luks për qytetarët për shkak se krizat godasin shtresat e varfra.

“Kryesorja është arsyeja ekonomike. Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë. Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve. Si gjithmonë krizat godasin shtresen më të varfër më së pari dhe më së shumti në terme relative por edhe absolute. 170 euro nuk janë vlerë e njejtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe”, shkruan ai.

Lexo po ashtu:  Biden publikon emrat e parë të qeverisë: Jo më “Amerika e para”

Ai thotë se nuk duhet të humb fokusi në ekonomi duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e konsensus për pandeminë e ekonominë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *