Për të përmirësuar imazhin e saj kompania prezantoi ditën e sotme OnePlus Nord, një linjë produktesh me çmime të ulëta dhe “shpirtin” e OnePlus.

OnePlus bëri emër si kompania që prodhonte flagshipë me çmime të ulëta. Por në vitet e fundit çmimet e telefonëve të saj vetëm sa janë rritur duke hyrë në territorin e atyre që deri dje i konkurronte.

Për të përmirësuar imazhin e saj kompania prezantoi ditën e sotme OnePlus Nord, një linjë produktesh me çmime të ulëta dhe “shpirtin” e OnePlus.

Përtej këtij emri i vetmi detaj që kemi është nga CEO i OnePlus se Nord do të jetë produkt nën 500 dollarë. Në të njëjtën kohë prezantoi edhe një dokument që tregon sesi është krijuar OnePlus Nord.

Edhe ky i fundit nuk ka shumë informacione rreth vetë telefonit përveç notave nordike të dizajnit dhe faktit se më shumë duket një telefon i ngutur me OnePlus që po kritikohej dita ditës për çmimet.

Për të mësuar më shumë rreth telefonit duhet të presim datën 10 Korrik ku do të prezantohet për Indinë dhe disa vende Evropiane.

Lexo po ashtu:  WhatsApp ka zgjedhur një mënyrë unike për informuar përdoruesit rreth COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *