Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ftoi qytetarët të shtojnë Dibrën në listën e destinacioneve ku ata do të udhëtojnë këtë verë, pasi kjo zonë përbën një nga rajonet më të bukura të turizmit malor.

Në kushtet e kufizimit të lëvizjeve si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, qytetarët mund t’u drejtohen zonave të vendit që duhen zbuluar si destinacione turistike.

Klosi u sugjeron pushuesve ta zgjerojnë listën e vendeve që duhen vizituar edhe me Dibrën, pasi ofron një vend me natyrë të jashtëzakonshme, ajër të pastër, një vend piktoresk dhe kuzhinë tradicionale.

“Diçka që duhet ta shtoni medoemos në listën e planeve tuaja: Të zgjoheni në ajër të pastër duke shijuar pamjen e vargmalit më të lartë në vendin tonë, të zbuloni peizazhet piktoreske e më tej të ktheheni të shijoni një pjatë të shijshme me Jufka, të gatuar nga banorët e zonës, teksa ju flasin për zakonet e traditat e tyre. Ku? Në Dibër, një thesar natyror që ka kaq shumë për t’ju dhënë”, shprehet Klosi.

Lexo po ashtu:  Këto janë rregullat që vlejnë për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës për festa

Dibra ka malin e Korabit, luginën e Drinit dhe Lurën me liqenet e saj me bukuri të jashtëzakonshme, vargmale dhe pllaja pa fund një vend që duhet të vizitohet pasi u ofron shumë pushuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *