Ministria e Puneëve teë Jashtme dhe Diasporeës u ka bërë apel bashkatdhetarëve që mendojnë të vijnë në Kosovë për pushime verore, që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi.

MPJD këtë apel e ka bazuar në “sjelljet e fundit të papërgjegjshme” të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

“Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Lexo po ashtu:  Provokim i radhës nga pushteti serb: Në Pazarin e Ri një rrugë merr emrin e një boshnjaku që luftoi kundër UÇK-së dhe NATO-s në Kosovë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *