Bisedimet në përpjekje për të arritur një kompromis mes 27 vendeve të BE për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë europiane po intensifikohen para samitit të 17/18 korrikut ndërkohë që Brukseli bëri thirrje për arritjen sa më shpejt të një marrëveshjeje.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian njoftoi se kishte ftuar në Bruksel më 8 korrik kancelaren gjermane, Angela Merkel, vendi i të cilës mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, i cili përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së dhe presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli. Objektivi i këtij takimi do të jetë diskutimi rreth progreseve të përmbushura dhe përgatitja e negociatave politike.

“Një lidership i fortë do të jetë i nevojshëm për të arritur një përfundim të shpejt dhe të frytshëm”, deklaroi Von der Leyen në një komunikatë duke e gjykuar thelbësore arritjen e një marrëveshjeje. Gjatë një fjalimi në Bundestag, me rastin e ditës së parë të presidencës gjermane të BE-së, Merkel nënvizoi se qëndrimet e shteteve anëtare ishin ende shumë larg njëra tjetrës.

Lexo po ashtu:  Lajm nga Ambasada e Kosovës në Gjermani: Njohja e patentë shoferëve në Gjermani ka filluar

“Shumë diskutime janë ende të nevojshme”, theksoi ajo duke konfirmuar se mbështet një marrëveshje të shpejtë për të mundësuar një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë në Bashkimit Europian, i brishtësuar pas masave kufizuese të vendosura për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.

Këshilli Europian më 17-18 korrik do të jetë në samitin e parë ballë për ballë 27 drejtuesve të Bashkimit Europian pas kufizimit. Ai do të përqendrohet në miratimin me unanimitet të planit të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, propozuar nga Komisioni Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *