Për vitin 2019, shqiptarët mbajnë vendin e parë sa i takon numrit të personave që kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian. Sipas një studimi të publikuar nga Instituti i Politikave Evropiane në Kosovë, mbi 20 mijë persona nga Shqipëria kanë bërë kërkesë për azil në BE.

Ky numër është sa dyfishi i të gjithë aplikimeve që ka pasur nga i gjithë rajoni. Shqipëria renditet më keq se Palestina dhe Sudani, por pak më mirë se Nigeria dhe Irani. Vendi me kërkesat më të larta për azil pas Shqipërisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është Serbia, por me një diferencë shumë të madhe, pasi vetëm më pak se 4 mijë serbë kanë kërkuar azil në BE për vitin e kaluar.

Më pas vjen Maqedonia e Veriut me më pak se 3 mijë kërkesa, ku thuajse në nivel të njëjtë qëndron dhe Kosova. Më tej, Bosnje Hercegovinë me pak më shumë se 1 mijë aplikues dhe në fund është Mali i Zi me vetëm 220 kërkesa.

Ndryshe nga vitet e kaluara, tashmë vendi i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil nuk është më Gjermania. Kërkesat më të shumta nga qytetarët e Shqipërinë janë bërë në Francë, Britaninë e Madhe dhe Greqi.

Lexo po ashtu:  Si asnjëherë më parë/ Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro gjatë vitit 2022

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se, 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç. Sipas tij, qeveria nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes për të rinjtë.

 

“Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi”, shprehet ai.

Image

Në total, në harkun kohor 2009-2019, më shumë se 196 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian. Në vend të dytë është Kosova me më shumë se 174 mijë të larguar për azil në BE. Viti për largimin më masiv ka qenë 2015, ku më shumë se 66 mijë shqiptarë u larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil në vendet e BE-së.

Në po të njëjtin vit, gati 67 mijë shqiptarë nga Kosova bënë të njëjtën gjë. Viti 2019, është viti me kërkesat më të paktë për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor pasi janë regjistruar vetëm 31 mijë raste. Nga  këto mbi 8 mijë aplikime janë bërë në Francë.

Lexo po ashtu:  Mijëra kilometra e qindra litra derivate shpenzoi KQZ-ja gjatë pandemisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *