Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi të premten shërbyesin civil francez, Jean Catex, që ka hartoi politikat e zbutjes së masave kundër koronavirusit, si kryeministër të ri, në kuadër të një rifreskimi të qeverisë.

“Presidenti i republikës ka emëruar Jean Castex si kryeministër dhe e ka mandatuar atë të krijojë një qeveri”, tha presidenca në një deklaratë të shkurtër.

Kryeministri Eduard Philipe dhe e gjithë qeveria e tij, dhanë dorëheqjen të premten ndërsa partia e Macron nuk arriti rezultate të kënaqshme në zgjedhjet lokale të fundjavës së shkuar dhe presidenti po përgatitet të adresojë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Vëzhguesit e cilësuan një bast politik për Macron zëvendësimin e Eduard Philipp, që në sondazhe ishte akoma më popullor se edhe vetë presidenti.

Lexo po ashtu:  Ukrainë: Rrëzohen dy avionë rusë (E përditësuar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *