Kërcënime të papranueshme të stilit mafioz i ka quajtur Boris Ruge thirrjen e Gani Kocit të PDK-së për të “mbyllur me beton” personalitete të shumta të Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ruge, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomati gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende, ka kërkuar përmes një statusi në Twitter që këtë rast duhet ta trajtojë Qeveria Hoti dhe Policia, ashtu si edhe SHBA-ja dhe BE-ja.
“Kërcënime të papranueshme të stilit mafioz prej një deputeti të PDK-së. Rast për qeverinë dhe Policinë. Dhe diçka të cilën BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta shikojnë urgjentisht”, ka shkruar ai.

Gani Koci, zëvendësministri i dikurshëm nga PDK-ja i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.
“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, kishte shkruar Koci të premten në mëngjes në Facebook.




